Noton për të shkuar në punë

Ndryshe

Noton për të shkuar në punë

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 16:21
Benjamin David

Shumica e njerëzve udhëtojnë me autobus, tren apo makinë, përballen me trafik të dendur e madje si rezultat ballafaqohen me shefat për ndonjë vonësë të mundshme.

Por për të shmangur të gjitha këto dhe i ngopur me stresin e lëvizjes në rrugët e qytetit të zënë, Benjamin David, paketon gjërat e tij personale të nevojshme për punë dhe zhytet në lumin Isar të Mynihut.

David noton për 2km përgjatë lumit të Gjermanisë,  ndërsa varësisht nga sezoni, ai mban mbathje apo një kostume të gjatë – si dhe sandale prej gome për të mbrojtur këmbët e tij nga xhami ose biçikleta e rastit që hedh në lumë.

Sipas tij udhëtimi i tij është më i shpejtë dhe më relaksues sesa ai në trafik përmes makinave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat