Edukatorja merr si dhuratë një qese marijuanë nga një fëmijë

Ndryshe

Edukatorja merr si dhuratë një qese marijuanë nga një fëmijë

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 09:53
Foto ilustruese

Një 3-vjeçare në Bari të Italisë, i ka bërë edukatores së saj një dhuratë mjaft të veçantë. Sapo mbërriti në klasë, ajo i dorëzoi asaj një qese me marijuanë.

Stafi i kopshtit menjëherë informoi policinë, e cila ndërhyu menjëherë për të marrë dozën e hashashit. Më pas policia shkoi në banesën e prindërve të vogëlushes.

Në banesë ishte babai dhe gjatë kontrollit, agjentët e policisë sekuestruan edhe 2 gram të tjera marijuanë.

31–vjeçari me kombësi nigeriane, po hetohet në gjendje të lirë nën akuzën e posedimit të lëndës narkotike

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat