Shkon e paftuar në dasmë, largohet me forcë nga dasmorët pasi të ketë marrë dhuratat

Ndryshe

Shkon e paftuar në dasmë, largohet me forcë nga dasmorët pasi të ketë marrë dhuratat

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 22:09
Pamje nga video

Gjatë një ceremonie martesore në Taoyuan të Tajvanit, dasmorët dhe punonjësit e restorantit është dashur ta largojnë me forcë një grua, që kishte shkuar e pa ftuar.

Organizatorët i kanë kërkuar qetë dhe me mirësjellje që të largohet, por ajo është bërë e dhunshme dhe ka nisur të bërtiste dhe shkaktoi rrëmujë.

Pas disa përpjekjeve, dasmorët ia kanë dalë ta largojnë gruan, të cilën nuk e njihte askush prej pjesëmarrësve.

Me të marrë qesen me dhurata që ndahen për secilin të ftuar, ajo u largua duke bërtitur, ndërsa ceremonia martesore iu rikthye normalitetit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat