Norvegji, kapet e dehur në timon rrezikon gjobë 3.7 milion paund

Ndryshe

Norvegji, kapet e dehur në timon rrezikon gjobë 3.7 milion paund

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 07:23
Katharina Andresen

Një studente 22-vjeçare në Norvegji  është dënuar për shkelje të kodit rrugor me 23 mijë paund gjobë nga policia, pasi ajo rezultoi të ngiste makinën në gjendje të dehur.

Katharina Andresen thuhet se është gruaja më e pasur e Norvegjisë, me një pasuri të vlerësuar nga Forbes në 1.23 miliard dollarë.

Gjobat për drejtuesit e dehur në Norvegji bazohen në të ardhurat e të pandehurit.

Gazeta Finansavisen raportoi se Gjykata e Qytetit të Oslos tha se ndëshkimi mund të kishte qenë deri në 3.7 milion paund nëse bazohej në pasurinë e Andresen, por ajo "nuk kanë dhënë asnjë dividend ende" dhe nuk dihen të ardhurat fikse të asaj.

Megjithatë, gjykata e rriti gjobën për shkak të vlerësimit të pasurisë së saj.

Andresen u ndalua të ngiste makinën për 13 muaj.

Babai i Andresen i dhuroi asaj 42 % të aksioneve në kompaninë e investimeve në pronësi të familjes në 2007, duke e detyruar Forbes ta deklarojë atë miliarderen e dytë më të re në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat