Pagoi dy vende parkingu për Ferrarin e tij, dënohet me 100 euro

Ndryshe

Pagoi dy vende parkingu për Ferrarin e tij, dënohet me 100 euro

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 09:09
Ai ka treguar tiketat se pagoi për të dy parkingjet, që makina e 160 mijë eurove të jetë e sigurt në mes dhe të mos gërvishtet.

Kevin McWhinney nga Antrimi i Irlandës, është dënuar me 100 euro pasi e kishte parkuar makinën Ferrari në dy hapësira.

Por, ai ka treguar tiketat se pagoi për të dy parkingjet, që makina e 160 mijë eurove të jetë e sigurt në mes dhe të mos gërvishtet.

“E kam veturë të preferuar dhe nuk dua të pësojë ndonjë dëmtim. Nuk e kam problem të paguaj parkingun më shtrenjtë”, ka thënë McWhinney lidhur me rastin.

Megjithëse është dënuar me parkim të palejuar, kjo masë pritet t’i largohet sepse ka dëshmi se ka kryer pagesat.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat