Këshilla për ta kapërcyer zemërimin

Ndryshe

Këshilla për ta kapërcyer zemërimin

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 18:41
Ilustrim

Ju zemëroheni kur jeni të frustruar, të pakënaqur, ose kur ndjenjat tuaja janë lënduar. ju gjithashtu e përjetoni atë kur planet nuk dalin sipas dëshirës, ose kur vijnë kundërshtime apo kritika.

Zemërimi kurrë nuk i ndihmon askënd. Ju humbni energjinë tuaj, dhe dëmtoni shëndetin, prishni marrëdhëniet dhe ju shkakton humbje të mundësive. Zemërimi vepron kundër interesave tuaja më të mira.

Gjërat nuk funksionojnë gjithmonë sipas planeve dhe pritjeve. Njerëzit nuk veprojnë gjithmonë si ju dëshironi që ata të veprojnë.

Zemërimi është një reagim negativ, dhe nëse doni të përparoni në rrugën e vetëpërmirësimit ose rritjes shpirtërore, ju duhet ta shmangni sa më shumë që të jetë e mundur.

Disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të kapërceni zemërimin:

  • Kaloni disa minuta, të paktën një herë në ditë, për të menduar se si jeta juaj do të ishte më mirë pa zemërim.
  • Kur ndjeni zemërimin që del në ju, filloni frymëmarrjen disa herë thellë dhe ngadalë.
  • Përveçse të merrni frymë thellë numëroni ngadalë nga një në dhjetë. Kjo do ta vonojë reagimin tuaj të zemëruar dhe do ta dobësojë atë.
  • Pirja e ujit ka një efekt qetësues në trup.
  • Përpiquni të jeni më i duruar, pavarësisht sesa e vështirë mund të jetë.
  • Jini më tolerantë ndaj njerëzve, madje edhe ndaj njerëzve që nuk ju pëlqejnë.
  • Gjithkush ka të drejtën e mendimit të tij / saj. Ju mund të mos pajtoheni me njerëzit, por mbani ende takt dhe diplomaci.
  • Zgjidhni të reagoni me qetësi dhe paqe në çdo situatë. Provoni përsëri dhe përsëri, pavarësisht sa herë humbni kontrollin dhe zemëroheni.
  • Mendimi pozitiv e bën më të lehtë të shpërfillësh vërejtjet dhe sjelljet që mund të shkaktojnë zemërim.
  • Përpiquni të shfaqni t vetëkontroll dhe vetëdisiplinë.
  • Mos merrni gjithçka shumë seriozisht. Nuk ia vlen.
  • Gjeni arsye për të qeshur më shpesh.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat