E kuptoi se e fejuara po e tradhtonte, i hakmerret gjatë dasmës duke transmetuar videon e saj me tjetrin në prezencë të qindra mysafirëve

Ndryshe

E kuptoi se e fejuara po e tradhtonte, i hakmerret gjatë dasmës duke transmetuar videon e saj me tjetrin në prezencë të qindra mysafirëve

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 15:28
Pamje nga dasma

Një dhëndër ka vendosur t’i hakmerret në mënyrën më të rëndë të mundshme nuses së tij të pabesë, duke transmetuar një video të shkurtër në ekranin gjigant gjatë ceremonisë së tyre martesore, dhe atë në prezencë të qindra mysafirëve.

Familjarët e dyshes mbetën të habitur, kur panë nusen “duke u shfaqur shumë e afërt” me një mashkull tjetër në video.

Image

Videoja është transmetuar gjatë ceremonisë martesore në Singapor, ku shfaqet nusja dhe dhëndri, por pas disa sekondave ajo papritmas shihet me një burrë tjetër duke u futur në një dhomë të hotelit, ndërsa personi që ishte me të dyshohet se ishte i dashuri me të cilin kryente marrëdhënie seksuale pothuajse çdo ditë.

Dhëndri një biznesmen i pasur, kishte angazhuar detektiv privatë që të përcjell për javë të tëra nusen e tij, pasi dyshonte prej kohës se ajo po e tradhton me tjetrin.

Pas kësaj video të publikuar, nusja raportohet se është larguar nga salla e poshtëruar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat