Pas uraganit, autostrada shndërrohet në plazh

Ndryshe

Pas uraganit, autostrada shndërrohet në plazh

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 22:20
Floridë

Numri i viktimave të uraganit Irma në Floridë është rritur në 12. Pas këtij uragani që ka goditur Floridën, gjithçka duket ndryshe.

Zyrtarët e këtij vendi kanë paralajmëruar që pas uraganit, edhe gjarpërinjtë e aligatorët janë duke shëtitur lirshëm nëpër rrugë.

Uragani Irma ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë, dhe kështu një autostradë është shndërruar në plazh.

Autostrada në Fort Loderdail është mbushur me rërë deti, kur palmat pranë rrugës ju bëjnë të besoni që jeni afër plazhit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat