Rruga më brutale në botë: 600 pengesa në rrugë, në vetëm njëmijë metra

Ndryshe

Rruga më brutale në botë: 600 pengesa në rrugë, në vetëm njëmijë metra

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 13:07
Pamje nga video

Shoferët në mbarë botën shpeshherë bëhen nervoz kur gjatë vozitjes ballafaqohen me pengesa në rrugë, siç quhen ndryshe “policë të vdekur” me çka edhe u duhet ngadalësuar shumë shpejtësinë.

Edhe pse ata kanë një funksion “fisnik” të rritjes së sigurisë, ato ndikojnë negativisht në mekanikën e automjeteve, domethënë ua shkurtojnë jetën e amortizatorëve.

Por, në shumicën e vendeve, të tilla nuk ka shpesh – së paku me siguri jo aq shpesh sa në një rrugë të Kinës.

Siç edhe mund të shihet në pamje, bëhet fjalë për një rrugë në të cilën të tillë ka shumë shpesh – rreth 600 të tillë në vetëm 1 kilometër gjatësi.

Dhe për këtë, megjithatë nuk është thënë nëse ka ndonjë arsye të veçantë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat