Mbyt mushkonjën dhe poston foton, Twitter i mbyll llogarinë

Ndryshe

Mbyt mushkonjën dhe poston foton, Twitter i mbyll llogarinë

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 22:54
Fotoja e postuar

Një përdoruesi të Twitterit në Japoni i është ndaluar të përdorë rrjetin sociale pas ‘kërcënimit’ të bërë në drejtim të një mushkonje.

Abuzimet me postimet në Twitter janë të palejueshme nga ky rrjet social që shumë shpesh ua bllokon llogarinë përdoruesve abuzues, por vendimi për t’i mbyllur llogarinë një djaloshi që kishte postuar foton e një mushkonjë të vrarë ka shkaktuar të qeshura në median sociale.

Gjithçka nisi më 20 gusht kur i riu, i bezdisur nga një mushkonjë, e vret e më pas poston foton në Twitter shoqëruar me tweet-in: “Kur do të heqësh dorë nga pickimet gjithmonë teksa jam duke pushuar e duke parë televizor. Vdis! (në fakt ke vdekur tashmë).

Pak më vonë ai mori një mesazh nga Twitter që i thoshte se llogaria e tij ishte bllokuar sepse ishte përdorur për të përçuar mesazhe kërcënuese dhe nuk mund të riaktivizohej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat