Fitohet lotaria me vlerën më të madhe në SHBA, ja shuma e “çmendur”

Ndryshe

Fitohet lotaria me vlerën më të madhe në SHBA, ja shuma e “çmendur”

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 22:25
Ilustrim

U fitua dje në mbrëmje në Masaçuset bileta e lotarisë me vlerën më të lartë të arritur ndonjëherë, plot 758,7 milionë dollarë që mund të tërhiqen brenda vitit.

“Çmimi i madhe i Powerball prej 758,7 milionë dollarëve u fitua nga një biletë e vetme në Masaçuset, vlera më e madhe në histori për një biletë të vetme”, shkruan në “Twitter” “Powerball USA”, duke theksuar sot në një komunikatë se edhe katër bileta të tjera kishin kapur vlera mbi një milion dollarë.

Mjaftonte të kishe zgjedhur shifrat 6, 7, 16, 23, 26 dhe 4. Bileta u ble në qytetin e Chicopee, dhe fatlumi ka në dispozicion një vit që të paraqitet.

Ai mund të zgjedhë që të marrë shumën e fituar me këste për 30 vite, që do të përkonte me shumën e çmimit të madh ose të marrë një shumë unike prej 480,5 milionë dollarë.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat