Ja fshati me emrin më të pistë në botë, por turistët ‘vdesin’ të bëjnë foto aty

Ndryshe

Ja fshati me emrin më të pistë në botë, por turistët ‘vdesin’ të bëjnë foto aty

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 20:58
Historia e këtij emri daton që prej vitit 1070.

Po ka një fshat të quajtur “Fucking” në Austrinë e Sipërme dhe është me të vërtetë e shkruar ashtu, germë pas germe.

Ndoshta ju e mendoni si shaka, por është e vërtetë dhe mjafton ta kërkoni në “Google Earth” për ta vërtetuar.

Nëse e pyesni veten pse ky emër është i çuditshëm, mjafton ta përshtatni në shqip dhe del “Q*rje”.

Historia e këtij emri daton që prej vitit 1070. Prapashtesa “ing” i referohet “komunitetit” ose “njerëzve” nga fisnikët bavarezë që emigronin në Austri të cilët quheshin “Focko”.

Ne nuk e dimë se si tamam fshati mbeti me këtë emër, por shpresojmë që ata të jenë krenar për këtë.

Në fshat jetojnë rreth 100 banorë dhe atyre u duhet të përballen me pyetjet e shumta që u bëjnë turistët e befasuar nga emri.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat