Ngec jahti në breg, i madh e i vogël nxitojnë ta ndihmojnë kur shohin bukuroshen në bord

Ndryshe

Ngec jahti në breg, i madh e i vogël nxitojnë ta ndihmojnë kur shohin bukuroshen në bord

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 19:28
Pamje nga video

Një ngjarje e veçantë ndodhi paraditen e djeshme në plazhin e Ndërnenasit midis Semanit dhe Divjakës.

Një jaht i bardhë që po lundronte pranë bregut për shkak të dallgëve ngeci në rërë. Fillimisht njerëzit po shikonin me kurreshtje. Më pas kur panë se në brendësi të jahtit gjendej një vajzë mjaft bukuroshe, të gjithë u turrën të ndihmonin.

Sipas dëshmitarëve që kanë kontaktuar me redaksinë tonë, bëhej fjalë për një familje nga Kosova. Por sado që u përpoqën, për fat të keq djemtë nuk arritën ta nxirrnin në det jahtin.

Ndiqeni videon më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat