‘Nëna mbron djalin nga policët’/ Kjo foto po çmend rrjetin, por…

Ndryshe

‘Nëna mbron djalin nga policët’/ Kjo foto po çmend rrjetin, por…

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 21:54
Fotografia është realizuar në një zonë periferike të Santo Domingo

Detajet bëjnë diferencën dhe një i tillë nuk u vu re teksa të shumtë ishin ata që u çuditën me guximin e kësaj nëne që mbron djalin e saj nga policët duke i drejtuar një thikë.

Kjo foto bëri xhiron në rrjetet sociale ku u komentua dhe u shpërnda me shpejtësi, duke i bërë elozhe kurajës së një nëne e cila kërcënon një polic me thikë, i cili i ka drejtuar pistoletën djalit të saj që ndodhet në tokë.

Sipas personit që e përhapi fotografinë në rrjetet sociale, fotografia është realizuar në një zonë periferike të Santo Domingo.

Gjithçka e vërtetë, përveç një detaji të vogël, jemi në Republikën Domenikane dhe fotografia është shkrepur gjatë xhirimit të një filmi.

Bëhet fjalë për filmin “Cristo Rey”, shumë i famshëm për banorët e Santo Domingo.

Në film policia hyn në një zonë periferike, por një djalë i vënë në shënjestrën e policisë, mbrohet me kurajo nga nëna e tij.

Një skenë mbresëlënëse e përhapur si një fotografi e vërtetë, por shumë shpejt e vërteta doli në pah.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat