Emigrantët befasojnë turistët, zbarkojnë në plazh dhe “zhduken” menjëherë

Ndryshe

Emigrantët befasojnë turistët, zbarkojnë në plazh dhe “zhduken” menjëherë

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 13:45
Emigrantët

Pamje që befasuan pushuesit në plazh, që sjellin trishtimin e disa njerëzve që rrezikojnë jetën e tyre në kërkim të një jete më të mirë.

Një grup me persona të dyshuar të jenë emigrantë të paligjshëm nga Afrika kanë mbërritur me anije në një plazh spanjoll dhe janë shpërndarë në mesin e turistëve që po shijonin rrezet e diellit.

Siç thuhet në përshkrim, pamjet e një videoje amatore tregojnë një varkë vjen në breg në Cadiz, në bregdetin jugor spanjoll.

Sapo anije i afrohet bregut, ata që gjendeshin në të kërcejnë dhe vrapojnë drejt plazhit.

Carlos Sanz, i cili kapi pamjet të hënën pasdite, derisa ishte me pushime në Cadiz ka thënë se ata shumë shpejt u larguan nga aty dhe se policia kishte arritur disa kohë më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat