Nuk i kryen punët si duhet, detyrohen të pinë ujë nga tualeti

Ndryshe

Nuk i kryen punët si duhet, detyrohen të pinë ujë nga tualeti

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 19:04
Pamje nga video

Zyrtarët e një studioje fotografimi në Sichuan të Kinës i kanë detyruar punonjësit të pinë ujë nga guaska e tualetit, sepse nuk e kishin kryer punën si duhet.

Nëse do të refuzonin ndëshkimin bizar punëtorët do të pushoheshin nga puna dhe nuk t’u jepej paga.

Nuk është bërë e ditur nëse ata kanë bërë ndonjë gabim, apo thjesht nuk ishin efektiv sa duhet në obligimet e tyre.

Për shkak të këtij detyrimi, njëra nga punonjëset ka thënë se ka pasur dhimbje barku, ndërsa ka vjellur gjithë çfarë ka ngrënë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat