Bebja ka befasuar të gjithë menjëherë pas lindjes: Fotografitë e saj me të drejtë pushtuan botën!

Ndryshe

Bebja ka befasuar të gjithë menjëherë pas lindjes: Fotografitë e saj me të drejtë pushtuan botën!

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 20:21
Clair Shanton dhe Renesmee

E ëma thotë se nuk është befasuar shumë kur për herë të parë e ka parë vogëlushen e vet.

Për vetëm katër javë, bebja Renesmee ka flokët si të çdo fëmije të rritur. Dhe që gjërat të bëhen edhe më të pazakonta, Clair Shanton, e ëma e bebes, ka zbuluar që vogëlushja e saj ka lindur me flokë, që nga atëherë thjesht po rriten gjithnjë e më shumë!

Image

“Gjatë shtatzënisë kam vuajtur shumë nga djegësira, gjë që është edhe një tregues që bebja të ketë flokë. Fatmirësisht, nuk ka nevojë që t’ia kreh shumë flokët. Pas larjes, vetëm e fshij me peshqir dhe flokët menjëherë “kërcejnë” në të gjitha anët. Kënaqet shumë kur ia fshij flokët”, thotë e ëma dhe shton që miqtë e saj janë xhelozë për shkak se bebet e tyre nuk kanë flokë.

Çdoherë kur e shohin, ajo ka gjithnjë e më shumë flokë dhe nuk mund të përmbahen që të mos më thonë se janë xhelozë që fëmijët e tyre nuk kanë flokë të tilla, thotë Clair.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat