Edhe kjo ndodh: Gruaja shtiret si burrë për t’i shfrytëzuar seksualisht femrat

Ndryshe

Edhe kjo ndodh: Gruaja shtiret si burrë për t’i shfrytëzuar seksualisht femrat

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 16:27
Gayle Newland

Një grua që mashtroi shoqen e saj për të bërë seks me pretendimin se ishte një burrë, është burgosur për gjashtë vjet e gjysmë.

Gayle Newland, nga Willaston, Cheshire, arriti të mashtrojë njerëzit për më shumë se dy vjet, për të arritur “kënaqësi seksuale të çuditshme”.

27-vjeçarja u gjet fajtore në një rigjykim në Gjykatën e Manchesterit në qershor, duke kryer sulme seksuale. Ajo përdorte një penis protetik (në formë proteze) për penetrim ndaj viktimës me të cilën ishte lidhur.

Image

Newland qau dhe u rrëzua në dyshemenë e bankës së të akuzuarve kur dëgjoi për dënimin që iu dha këtë pasdite.

Ajo ishte burgosur fillimisht për tetë vjet në nëntor të 2015-ës, pasi ajo u dënua për të njëjtën vepër penale.

Por, dënimi u anulua më vonë me arsyetimin se përmbledhja e çështjes nga gjyqtari gjykues nuk ishte e drejtë dhe e balancuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat