Përgjigjja e mrekullueshme që ia dha shefi

Ndryshe

Përgjigjja e mrekullueshme që ia dha shefi

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 19:37
Ilustrim

Së fundi, në rrjetet sociale është bërë hit përgjigjja e një shefi ndaj një e-mail të një punëtoreje të saj, e cila e kishte marrë ditë pushimi, jo pse ishte e sëmurë fizikisht, por se nuk po ndjehej mirë mendërisht.

“Hej, skuadër, po e marr sot e nesër pushim që të fokusohem në shëndetin tim mendor. Me shpresë që do të kthehem javën e ardhshme e freskët dhe e kthyer 100%, faleminderit”, i kishte shkruar  Madayln Parker shefit dhe stafit.

Ndërkaq, shefi i saj, Ben Congleton, i ishte përgjigjur:

“Hej Madalyn, desha vetëm që të falënderoj personalisht që ke dërguar e-mail si ky. Sa herë që e bën, e shfrytëzoj si përkujtues të rëndësisë  së shfrytëzimit të ditëve të sëmundjeve për shëndet mendor – nuk mund ta besoj pse kjo nuk është praktikë standarde tek të gjitha organizatat. Ti je shembull për të gjithë ne, dhe na ndihmon që t’i biem direkt stigmës në mënyrë që ta sjellim qenien tonë të tërë në funksion”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat