Improvizon lëvizjen në trenin e shpejtë, pasi nuk kishte para ta dërgonte në parkun e lojërave

Ndryshe

Improvizon lëvizjen në trenin e shpejtë, pasi nuk kishte para ta dërgonte në parkun e lojërave

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 12:08

Babai i paemëruar nga Shtetet e Bashkuara, ia ka plotësuar dëshirën të bijës që dëshironte të shkonte në park të lojërave.

Duke e mbajtur në një kovë para televizionit, ai ka imituar lëvizjet që do t’i bënte treni shpejtë derisa lëvizte nëpër binarët e lakuar.

“Vajza ime kishte shumë dëshirë për të shkuar, por të ardhurat e mija nuk mund ta përballojnë këtë shëtitje. Provova ta bëja parkun këtu”, shkruan në përshkrimin e videos.

Rasti i këtij prindi të përkushtuar është pëlqyer nga shikuesit, të cilët kanë shkruar shumë lëvdata për të. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat