Fëmija i parë në botë pa gjini

Ndryshe

Fëmija i parë në botë pa gjini

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 14:52
Ilustrim

Një fëmijë 8 – muajsh në Kanada, është pajisur me një kartë shëndeti pa cilësim gjinie, duke e bërë me gjasë rastin e parë në botë.

Prindëri Kori Doty, një person transgjinor që e identifikon veten as femër as mashkull, dëshiron që t’i japë mundësinë fëmijës që t’a zbulojë vetë gjininë.

Sipas asaj që shkruan BBC, karta e shëndetit është lëshuar me një “U” në vend të hapësirës për “seksi/gjinia”, që mund të përkthehet si “e papërcaktuar” apo “e pavendosur”.

Tashmë, Kori Doty po lufton për të bërë të njëjtën gjë edhe në certifikatën e lindjes.

Në këtë rast, autoritetet kanë refuzuar që t’i japin prindërve këtë dokument pa përkufizimin e gjinisë, duke bërë që ata ta ndjekin këtë çështje të rrugë ligjore.

Prindërit e sollën në jetë Searyl Atli në Nëntor, në shtëpinë e një miku në British Columbia. Kori Doty pretendon se “një inspektim vizual në lindje nuk mund të përcaktojë se çfarë gjinie do të ketë, apo do të dojë të identifikohet në të ardhmen ai person”.

Mediat kanadeze raportuan se karta e shëndetit e kësaj foshnje mund të jetë e para në botë që nuk ka gjini të përcaktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat