“Boks” mes shoferëve në Londër

Ndryshe

“Boks” mes shoferëve në Londër

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 07:28
Pamje nga ngjarje

Një video është postuar së fundmi në internet, e cila shfaq dy shoferë që kanë gjetur mënyrën më të keqe për t’i dhënë zgjidhje problemeve të tyre.

Pamjet janë filmuar në juglindje të Londrës nga një pasagjer i një autobusi, ndërsa trafiku ishte i bllokuar.

Sipas mediave britanike, shoferi i një kamioni kishte zbritur nga automjeti i tij dhe kërkonte të sqarohej me shoferin e një automjeti tjetër, i cili i kishte bllokuar rrugën.

Por siç shihet edhe në video, më pas mes tyre nis përlesha fizike, ku njëri heq edhe rripin e pantallonave dhe godet shoferin tjetër. Ata vazhdojnë për disa sekonda përleshjen fizike dhe më në fund e kuptojnë që me dhunë nuk mund të zgjidhin asnjë dhe nisin të sqarohen me fjalë.

Policia vendase ka deklaruar se është njoftuar për rastin, por kur ka shkuar në vendngjarje autorët ishin larguar dhe deri tani nuk kanë mundur t’i identifikojnë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat