Kapen për flokësh për një spiner

Ndryshe

Kapen për flokësh për një spiner

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 12:48
Video është publikuar në Youtube dhe shkruhet: “Këto dy gra po debatojnë për një spiner."

Dy gra janë zënë për flokësh pas një debati që kanë pasur për një spiner.

Ngjarja ka ndodhur në një qendër tregtare në Nottingham dhe është filmuar nga kalimtarët të cilët u tmerruan nga ajo çfarë ndodhi.

Në video tregohen dy gratë të cilat fillimisht debatojnë më zë të lartë dhe më pas kapen për flokësh. Njëra nga gratë përplaset edhe me një karrocë që kishte fëmijë brenda. Për të qetësuar situatën ka ndërhyrë roja i sigurisë.

Video është publikuar në Youtube dhe shkruhet: “Këto dy gra po debatojnë për një spiner.”

Nuk është shumë e qartë se çfarë e shkaktoi zënkën pasi dhe në klip dëgjohet shumë pak dialog.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat