Turisti i paemëruar i ka shqetësuar pushuesit e një hoteli në Majorka të Spanjës, duke qëndruar përjashta rrethojës së ballkonit.
Derisa ishte në gjendje të dehur, ai lëvizte me shpejtësi duke rrezikuar të bie në çdo moment.
“Është e vështirë të shikohet, si ka mundësi që po shpëton pa u rrëzuar”, është një koment lidhur me rastin.
Shumë njerëz e kanë kritikuar atë, për shkak se prishi qetësinë gjatë kohës kur vizitorët do të duhej të pushonin.