Teksa shfaqte paratë e tij direkt në Facebook, Policia futet në shtëpinë e tij

Ndryshe

Teksa shfaqte paratë e tij direkt në Facebook, Policia futet në shtëpinë e tij

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 07:21
I riu 22-vjeçar është larguar me shpejtësi nga dhoma, derisa ngjarja vazhdonte të transmetohej në rrjetin social

Breon Hollings nga Florida e Shteteve të Bashkuara, ishte duke i treguar drejtpërdrejtë në Facebook paratë e fituara në mënyrë të dyshimtë, kur papritmas banesa tij u bastis nga forcat e armatosura.

I riu 22-vjeçar është larguar me shpejtësi nga dhoma, derisa ngjarja vazhdonte të transmetohej në rrjetin social.

Mësohet se atij i kanë gjetur armë, municion, kokainë, si dhe disa medikamente me të cilat rriste sasinë e materies së ndaluar për shitje.

Për këto të gjetura, ai do të dalë para drejtësisë gjatë javës që vjen. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat