E rrallë: Gjykatësi lë fëmijën e të akuzuarit të vendos për dënimin

Ndryshe

E rrallë: Gjykatësi lë fëmijën e të akuzuarit të vendos për dënimin

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 13:55
Pamje nga video

Në një gjykatë në SHBA ka ndodhur një situatë jo e zakonshme kur një fëmijë është paraqitur në gjykatë, së bashku me babain e tij, si të akuzuar.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më parë, por të riaktualizuar së fundmi, në të cilën shihet i akuzuari që priste vendimin nga gjykatësi, për një shkelje trafiku që ai kishte bërë.

Pasi e pyet të akuzuarin se kush është djaloshi që e shoqëronte, gjykatësi vendos ta ftojë atë afër tij.

Pas kësaj, e pyet djaloshin: Babai yt ka parkuar në rrugë dhe për këtë kam tri zgjidhje. Ti jap një dënim prej 90 dollarësh, 30 dollarësh apo të mos e dënoj fare?

Dhe kur të gjithë do të prisnin që ai të thoshte që të mos e dënonte fare, ai i ka befasuar të gjithë.

Ai tha se duhet ta dënojë 30 dollarë.

Edhe pse i pëlqeu vendimi që kishte dhënë djaloshi, gjykatësi i ofroi atij një marrëveshje me anë të së cilës nuk do ta dënonte babain e tij, vetëm me një kusht – që i ati t’i paguante djalit të tij një kafjall të mirë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat