Peshkaqeni i rrallë dhe i rrezikshëm “Bishtdrapër” kapet në Dhërmi

Ndryshe

Peshkaqeni i rrallë dhe i rrezikshëm “Bishtdrapër” kapet në Dhërmi

Më: 31 maj 2017 Në ora: 20:26
Një specie e rrallë dhe e rrezikshme është kapur sot në ujërat e Jonit në zonën e Dhërmiut

Peshkaqeni “Bishtdrapër” që ka rënë në rrjetat e peshkatarëve është rreth 4 metër i gjatë dhe peshon 130 kilogramë.

Sipas peshkatarëve “Bishtdrapëri” përbën rrezik për banorët ndërsa ky është i dyti që kapet në këto ujëra brenda pak kohëve.

Më 6 prill një tjetër peshkaqen “Bishtdrapër” rreth 4 metër i gjatë dhe me peshë 80 kilogramë u kap 3 milje larg Karaburunit.

Kjo specie është e rrallë për ujërat tona pasi gjendet në thellësi deri në 100 metra dhe në det të hapur larg gjirit.

Peshkatarët thonë se ky lloj peshkaqeni qarkullon më së shumti në ujërat e Himarës apo Sarandës për shkak te thellësisë së detit.

Ata e shpjegojnë praninë e specieve të tilla në ujërat tona me ndryshimin klimaterik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat