Pasi u zgjua nga gjumi, kuptoi se kush e ka dërguar të dehur në shtëpi

Ndryshe

Pasi u zgjua nga gjumi, kuptoi se kush e ka dërguar të dehur në shtëpi

Më: 29 maj 2017 Në ora: 18:36
Ilustrim

Adoleshenti nga Australia i njohur vetëm si Reece, kur ka parë fotografinë në telefon, ka kuptuar se atë e kanë shoqëruar dy policë deri në shtëpi, sepse ishte shumë i dehur.

Mbrojtësit e rendit e kanë ndihmuar të gjente shtëpinë dhe të shtrihet në shtrat, më pas ia kanë lënë një kujtim për ta mbajtur mend këtë moment.

Image
Policët që ndihmuan të riun e dehur

“Po shikoja nëpër telefon, kur pashë këta dy njerëz të buzëqeshur, që më ndihmuan kur nuk kisha vetëdije. Ata janë legjendarë”, ka shkruar Reece lidhur me rastin.

Komentuesit i kanë vlerësuar lartë policët, të cilët tejkaluan obligimet e veta dhe nuk e lanë në rrugë të dehur që është i ri në moshë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat