Macet si terapi kundër stresit në punë

Ndryshe

Macet si terapi kundër stresit në punë

Më: 27 maj 2017 Në ora: 13:58
Ilustrim

Një firmë në Japoni, vendin ku kompanitë janë të njohura për disiplinë stresuese hierarkike, ka gjetur terapinë për uljen e stresit - macet. Në zyrën e vogël të firmës informatike Ferray nëntë mace iu kalojnë nëpër gjunjë punonjësve, shëtitin nëpër tastierë, hanë dhe ecin lirshëm nëpër hapësirë.

Drejtori i kompanisë, Hidenobu Fukuda ka vendosur në politikën e tij “macet në zyre” qysh në vitin 2000 me kërkesë të njërit nga bashkëpunëtorët e tij dhe iu ka lejuar punonjësve që të vijnë me mace. Ai ka thënë se dhuron 5.000 jenë (40 euro) në muaj secilit person që shpëton mace.

Edhe kompanitë tjera japoneze lejojnë praninë e kafshëve në hapësirat e punës, në mënyrë që të reduktohet stresi.

Në degën japoneze të firmës Oracle, qeni i quajtur  Kendi është bërë “ambasadori” i tyre që pranon mysafirë dhe i qetëson punonjësit. Oracle në Japoni mban qen në zyre që nga viti 1991 dhe Kendi është qeni i katërt me radhë, i cili ka llogarinë e tij Twitter dhe Instagram.

Tokio ka 60 kafene në të cilat zyrtarisht janë të lejuara macet, të cilat lirisht shëtitin në mesin e klientëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat