Vizitori i kopshtit zoologjik u kafshua keq nga kafsha, pasi u afrua tepër që të bënte fotografi

Ndryshe

Vizitori i kopshtit zoologjik u kafshua keq nga kafsha, pasi u afrua tepër që të bënte fotografi

Më: 5 maj 2017 Në ora: 09:40
Pamje nga video

Loh Lee Alik ka qenë duke e vizituar një kopsht zoologjik në Indonezi, kur është kafshuar keq nga një dragua komodo, sepse i shkoi shumë pranë.

Turisti 50-vjeçar ka marrë lëndime të konsiderueshme në këmbë dhe është nxjerrë përjashta i shtrirë, meqë kishte gjendje të rëndë fizike.

E tëra ka ndodhur pasi nuk respektoi rregullat dhe u afrua pranë hardhucës gjigante, që të fotografohet me të.

Filmimi i postuar më poshtë, e tregon vetëm një pjesë të ngjarjes, pasi pjesa ku i pastrohet plaga ka pamje të rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat