Adoleshenti që filloi biznesin në garazhin e shtëpisë, kurse sot ka dhjetëra të punësuar dhe fiton miliona dollarë

Ndryshe

Adoleshenti që filloi biznesin në garazhin e shtëpisë, kurse sot ka dhjetëra të punësuar dhe fiton miliona dollarë

Më: 2 maj 2017 Në ora: 22:48
Brennan Agranoff

Brennan Agranoff 17-vjeç nga Oregoni i Shteteve të Bashkuara ka firmën e tij të çorapeve. Si 13-vjeçar i erdhi në kokë ideja për këtë punë, kurse sot ky nxënës i shkollës së mesme është duke blerë kompaninë e cila dikur i bënte konkurrencë.

Ky adoleshent është themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë “HoopSwagg”.

Brennan e kishte marrë seriozisht punën e tij, dhe kështu brenda katër viteve arriti që idenë për dizajnimin e çorapeve unike ta shndërroi në një biznes mjaft profitabil online, ku brenda një viti argëton rreth një milion dollarë.

E gjitha filloi në vitin 2013, kur Brennan gjatë një ndeshje basketbolli në shkollën e mesme vërejti se të gjithë nxënësit kishin veshur çorape të kaltra.

Në atë moment pyeti veten se çfarë do të ndodhte nëse në këto çorape do të krijonte dizajne unike. Për gjashtë muaj me radhë shtypi dizajne të ndryshme dhe siguroi materiale kualitative, dhe më pas ia prezantoi idenë prindërve.

Fillimisht ata nuk ishin edhe aq të bindur për idenë e tij, por më pas u pajtuan t’i japin hua tre mijë dollarë dhe kështu ai filloi punën në garazhin e familjes.

Viti i parë i biznesit filloi me hapa të ngadalshëm, por me ndihmën e rrjeteve sociale gjithçka ndryshoi për të mirë.

Shitjet filluan të rriten, kurse firma nga garazhi u zhvendos në një ndërtesë prej 1.500 metra katrorë ku është rritur prodhimi.

Biznesit të tij i është bashkuar edhe nëna, kurse sot edhe 17 persona tjerë punojnë për të. Blerjet nuk kryhen vetëm përmes rrjeteve sociale por edhe përmes kanaleve tjera të internetit.

Dëshira e këtij adoleshenti është që çorapet e tij të shiten edhe nëpër butiqe.

Ai deri më tani ka arritur të dizajnoj 200 lloje të ndryshme të çorapeve, ndërsa është interesant fakti se klientët mund të dizajnojnë vetë çorapet e tyre.

Ato kushtojnë 14.99 dollarë, kurse kompania e tij pranon deri në 100 porosi në ditë.

Ai së fundmi ka arritur t’ia marrë punën edhe konkurrentit të vetëm të tij “TheShockGame”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat