Në këtë vend meshkujt i kanë të gjitha, përveç asaj më të rëndësishmes

Ndryshe

Në këtë vend meshkujt i kanë të gjitha, përveç asaj më të rëndësishmes

Më: 1 maj 2017 Në ora: 20:40
Ilustrim

Ishujt Faore janë duke u përballur me një problem të madh – mungesën e grave. Për këtë arsye burrat e asaj zone kanë filluar të kërkojnë gra në vendet tjera, e në veçanti në Tajlandë dhe Filipine.

Se si po gjenden gratë që vijnë nga vendet e nxehta në një vend ku dimri zgjatë gjashtë muaj, këtë e ka dokumentuar BBC.

Ataja Slatelid është zhvendosur nga Tajlanda.

“Tërë kohën kam qëndruar pranë zjarrit duke u ngrohur. Banorët e asaj zone shpesh më thoshin se duhet të dalë jashtë sepse është mot me diell, por unë ju thosha që të më lënë të qetë”, ka deklaruar ajo.

Image

Jan i cili e kishte njoftuar bashkëshorten në Tajlandë gjatë pushimeve, ka pranuar se para gjashtë vitesh kur edhe ishte martuar me të, e kishte ditur se do të jetë sfidë për partneren e tij

“E kam ditur se do të jetë sfidë për Atajën nga Tajlanda, që të ambientohet në diçka krejt ndryshe dhe natyrisht se jam kujdesur për të”, ka deklaruar Jan.

Megjithatë, ajo është ambientuar dhe tani është e lumtur me jetën që e bën në Ishujt Faroe.

Aktualisht në Ishujt Faroe jetojnë 330 gra nga Tajlanda dhe Filipinet. Nuk tingëllon shumë, por në një popullsi prej 50 mijë banorë, përbëjnë një pakicë serioze.

Shumë prej të rinjve janë larguar nga ky vend për të studiuar në vende tjera, të cilët kurrë më nuk janë kthyer.

Sipas kryeministrit Aksel Johansen, aktualisht në Ishujt Faroe mungojnë dy mijë gra.

Antoneta Egholm ka ardhur në Ishujt Faroe nga Filipinet.

Image

Edhe ajo është e lumtur me jetën që e bën në këtë vend. Në Manila, thotë se  frikësohej për shkak të numrit të madh të krimeve, gjendjes së rëndë ekonomike dhe papastërtisë, kurse në këtë vend nuk ka pse të mendoj se si duhet ta lë shtëpinë e mbyllur.

Ishujt Faore janë pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, por kanë gjuhën e tyre dhe kulturën specifike, sidomos kur është fjala për ushqimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat