Për tri vite kishin biseduar në internet dhe kurrë nuk ishin parë, shikoni momentin emocionues kur takohen

Ndryshe

Për tri vite kishin biseduar në internet dhe kurrë nuk ishin parë, shikoni momentin emocionues kur takohen

Më: 14 prill 2017 Në ora: 11:02
Phil dhe Danielle

Ky është momenti kur një çift i ri të cilët kanë qenë në ‘lidhje’ për më shumë se tri vite por që në të vërtetë kurrë nuk janë takuar fizikisht, vrapojnë në përqafimin e njëri-tjetrit.

Dyshja 21-vjeç, janë takuar në aeroport pasi vendosën ta shohin njëri-tjetrin dhe të filmojnë këtë moment tejet romantik.

Në videon e publikuar, Danielle mund të shihet duke vrapuar në drejtim të Phil-it, i cili i hap duart për ta përqafuar. Ajo në video mund të dëgjohet duke thënë se Phil është më i gjatë se që kishte menduar.

Danielle ka publikuar videon në mediat sociale, dhe është habitur me disa nga komentet e njerëzve, të cilët e kishin kritikuar për faktin se si kishte mundur të presë kaq shumë që të takohet me njeriun e ëndrrave të saj.

“Ne kemi biseduar për vite të tëra në Skype. Edhe pse nuk jemi takuar kurrë më parë, ne e kemi njohur mirë njëri-tjetrin. Kemi besim, dhe ndoshta kjo e ka forcuar lidhjen tonë”, ka deklaruar Danielle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat