E lë nusja për një tjetër grua dhe me faturë 25 mijë funte

Ndryshe

E lë nusja për një tjetër grua dhe me faturë 25 mijë funte

Më: 10 prill 2017 Në ora: 15:56
Adam Vickers dhe Laura O’Callaghan

Një burrë tregoi për zemrën e tij të thyer pasi që nusja e tij infermiere e kishte braktisur për një kolege të saj gjashtë javë para dasmës së tyre.

Hidrauliku Adam Vickers planifikoi të martohej me Laura O’Callaghan në një dasmë që i kushtoi 25 mijë funte.

Çifti kishin qenë bashkë që nga fëmijëria, dhe paguan për një vend të bukur rural, dërguan ftesa dhe punësuan një fotograf, një DJ dhe morën një veturë Bentley për nusen, si dhe paguan për muaj mjalti në Tajlandë.

Apor gjashtë javë para martesës, Adam e kishte kuptuar se partnerja e tij kishte pasur aferë me Sinead Keziah, dhe kishte rënë edhe më thellë në depresion kur kishte parë fotografitë e ishit të tij me të dashurën e re në Facebook.

Ai ka thënë se fatura e dasmës i ka mbetur atij, andaj po shet gjëra në mënyrë që ta paguajë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat