Rrezikojnë jetën mbi ujëvarën e lartë 105 metra, vetëm për të bërë një fotografi

Ndryshe

Rrezikojnë jetën mbi ujëvarën e lartë 105 metra, vetëm për të bërë një fotografi

Më: 10 prill 2017 Në ora: 15:47
Dy shokë kanë qëndruar në cep të ujëvarës së lartë 105 metra, që të bënin fotografi

Në Queensland të Australisë, dy shokë kanë qëndruar në cep të ujëvarës së lartë 105 metra, që të bënin fotografi.

Për të shkuar deri në atë vend, ata është dashur të kërcejnë nëpër disa gurë, duke rrezikuar në çdo moment që të bien poshtë.

Image
Qëndrimi mbi ujëvarën e lartë 105 metra

“Mbetëm pa frymë, sepse për pak sa nuk ranë. Ishte e frikshme, nuk kishim çfarë të bënim për t’i ndaluar”, ka thënë një dëshmitar lidhur me rastin.

Megjithëse imazhet e postuara janë shumë të bukur, jo të gjithë kanë lënë komente pozitive.

Image
Fotografia që ka mundur të ju kushtoi me jetë

“Më mirë që bënit fotografi me dron, se sa të shkohet deri aty mund të ju përfundoi jeta në çast”,  është një nga komentet që ka marrë më së shumti pëlqime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat