Çifti u përpoq ta shiste foshnjen online

Ndryshe

Çifti u përpoq ta shiste foshnjen online

Më: 28 mars 2017 Në ora: 16:03
Ilustrim

Një çift nga Tennessee është akuzuar pasi ka bërë përpjekje për të shitur një fëmijë pesë muajsh për 3,000 dollarë në Craigslist (ueb faqe për shitje online).

37 vjeçarja Deanna Lynn Greer dhe 26 vjeçari John David Kaini u arrestuan pasi dyshohet se dorëzuan fëmijën e tyre në mënyrë të fshehtë tek një oficer në këmbim të parave.

Ata u paraqitën në Gjykatë të hënën dhe janë duke u mbajtur nën akuzën se kanë abuzuar me fëmijën e tyre.

Policia e Greenville kanë bërë të ditur se ata kanë qenë të informuar edhe për shitjen e një foshnjes nga një çift tjetër.

Sherifi Pat Hankins ka thënë se për këtë rast, një polic me mision sekret ka kontaktuar çiftin në fjalë dhe kanë aranzhuar shitjen e foshnjes, jashtë një marketi ku edhe është bërë shkëmbimi.

“A mund ta besoni këtë? Ne e blemë një foshnje, kjo më shqetësoi shumë”, ka thënë zyrtari policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat