Nuk e pranojnë 40 herë në punë, vetëm për shkak të emrit

Ndryshe

Nuk e pranojnë 40 herë në punë, vetëm për shkak të emrit

Më: 23 mars 2017 Në ora: 10:18
Ilustrim

Inxhinieri nga Jamshedpur në Indi, nuk mund të gjejë vend të punës, e gjithë kjo për shkak të emrit të tij.

Burri 25 vjeçarë, me emrin Saddam Husain ka vetëm një shkronjë dallim nga emri i ish-presidentit irakian Saddam Hussein.

Emri i studentit i cili është i dyti më i miri në fakultetin e inxhinierisë detare, thuhet të ketë prejardhjen nga gjyshi i tij. Deri më tani e kanë refuzuar 40 herë për vend të punës, kështu që ai vendosi të ndryshojë emrin në Sajid. Ai tha se gjatë gjashtë muajve të parë të diplomimit nuk e kuptonte se pse nuk e pranonin në punë.

Ai tash ka një pasaportë të re dhe patentë të shoferit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat