Burgoset dentistja që kafshoi bashkëshortin gjatë seksit

Ndryshe

Burgoset dentistja që kafshoi bashkëshortin gjatë seksit

Më: 17 mars 2017 Në ora: 18:31
Jenniger Rahe Hickman

Një dentiste nga Shtetet e Bashkuara është burgosur pasi ka kafshuar burrin e vet gjatë marrëdhënies seksuale kur ishin me pushime, ku i pranishëm ishte edhe djali i tyre. Jenniger Rahe Hickman u arrestua të dielën në Key West, Florida me akuzën se ka shkaktuar lëndime trupore. Forcat e policisë arritën pasi u lajmëruan nga stafi i hotelit se kishte zënka me zë të lartë në dhomën e tyre.

Kur një punonjës telefonoi në dhomë, u përgjigj bashkëshorti duke qarë, ndërkohë që policët e gjetën 42-vjeçaren të dehur në një karrige plazhi. Burri i saj tregoi se për policinë se kishin pirë në pishinë dhe kishin shkuar në dhomë për të bërë seks por ajo kishte filluar të bëhej shumë agresive. Gruaja e kishte kafshuar në krah, duke i shkaktuar skuqje dhe nxirje. “Unë kam për ta vrarë atë,” – ka thënë Jenniger kur po arrestohej, ndërsa djali i tyre nuk donte të lëvizte nga vendngjarja derisa policët e kërcënuan se do ta pësonte njësoj si mamaja e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat