Të gjithë ata që duan të mësojnë anglishte ju vijnë në mendje kurset dhe mësuesit e anglishtes. Por a ekzistojnë metoda që të ndihmojnë të shprehesh veten, opinionet, të bëhesh pjesë e debateve në anglisht pa ndjekur ndonjë kurs, por duke zhvilluar vetë aftësitë personale?
Përgjigjja është po, por me shumë punë dhe orë të vazhdueshme praktike. Plus disa truke të vogla që duhet ti mësoni.
Më poshtë janë tetë mënyra lehtësuese për ata që duan të mësojnë anglishten.
1- Regjistroni veten kur flisni
Ngjan e çuditshme si fillim, por vetëm kështu mund të kuptoni se si i shqiptoni fjalët, fjalitë apo si ndërtoni dialogë.
2- Lexoni me zë të lartë veçanërisht dialogët
Kështu mund ta kuptoni cilët tinguj e keni të vështirë t’i prodhoni. Nuk është e nevojshme të lexoni tërë ditën, pesë deri në dhjetë minuta në ditë janë të mjaftueshëm.
3- Dëgjoni këngë anglisht kur ngisni makinën ose kur jeni në dush
Tekstet e këngëve pop përmbajnë shumë fraza të cilat ju mund t’i shtoni në fjalorin tuaj. Njerëzit e kanë më të lehtë të fiksojnë fraza kur ata janë pjesë e një kënge ose poeme.
4- Mësoni zanoret dhe bashkëtingëlloret e gjuhës angleze
Ngjan këshillë naive në dukje, por pas kësaj do ta keni shumë të lehtë të shqiptoni fjalët në mënyrë korrekte.
5- Mësoni më tepër për foljet
Foljet e gjuhës angleze janë të rregullta dhe të parregullta dhe duhet të bëjmë shumë kujdes që të mos i përdorim në formën e gabuar.
6- Mësoni kur të pushoni
Nuk mund të bëni pushime të shpeshta apo të mos bëni asnjë pushim sepse do t’i humbni kuptimin fjalisë. Mësoni ku të bëni pushime.
7- Zgjidhni theksin që doni të imitoni
Mes atij britanik dhe amerikan ju duhet të zgjidhni vetëm një. Mendojeni kështu: ju pëlqen më tepër kultura britanike apo amerikane? Jeni mbështetës i Manchester United ose Arsenali?
8- Flisni me zë të lartë, por mos bërtisni
Sipas studimeve, meshkujt që flasim me zë të thellë dhe të qartë arrijnë të grumbullojnë më shumë vëmendje. Kjo funksionon dhe për të folurit në publik.