Rrëzoi skelat në rrugë, pasi shkëputi qëllimisht mbajtëset kryesore

Ndryshe

Rrëzoi skelat në rrugë, pasi shkëputi qëllimisht mbajtëset kryesore

Më: 6 mars 2017 Në ora: 15:44
Pamje nga video

Në Londër është filmuar momenti dramatik, kur një punonjës i ka shkëputur mbajtëset e skelave, megjithëse një tjetër i kërkonte të mos e bënte këtë veprim.

Pak qaste më vonë, shihet tërë struktura teksa bie në rrugë, duke zënë poshtë një Fiat 500, por jo edhe ndonjë kalimtar rasti.

Videoja e postuar më poshtë, e shfaqë skelën që ndodhet jashtë një godine prej dy katesh, që anon dhe shembet në anën tjetër.

“Ti qenke i pamend, pse tu desh ta hapësh mbajtëset dhe ta rrëzosh skelën”, dëgjohet duke thënë personi që xhironte, teksa fshihej pas një peme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat