Ky shofer i kamionit ka çmendur të gjithë me veprimin e pamatur

Ndryshe

Ky shofer i kamionit ka çmendur të gjithë me veprimin e pamatur

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 19:40
Pamje nga video

Një shofer i pakujdesshëm është filmuar duke shëtitur jashtë kamionit të vet derisa po lëvizte me shpejtësi të madhe rrugës, duke i lënë me gojëhapur shoferët e veturave tjera që vinin nga ana e kundërt.

Identiteti i këtij burri nuk është zbuluar, i cili derisa po qëndronte pranë timonit të kamionit në rrugët e Indisë, vendosi të dalë jashtë tij dhe të shëtis përreth dritareve.

Në video mund të shihen veturat tjera duke kaluar përballë kamionit pa shofer, pasi që ai ishte i zënë duke shëtitur rreth tij.

Por është interesant fakti se si miqtë që ishin me të, e filmojnë dhe e inkurajojnë për veprimin e pamatur që ka mundur t’iu kushtojë me jetë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat