Në vend të luleve, i dërgoi buqetën me bankënota që arrijnë vlerën e 1,400 eurove

Ndryshe

Në vend të luleve, i dërgoi buqetën me bankënota që arrijnë vlerën e 1,400 eurove

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 19:36
Ilustrim

Burri i paemëruar nga Changchung i Kinës, i ka dërguar të dashurës një buqetë të mbushur me bankënota yuan, që arrijnë vlerën e 1,400 euro.

Kartëmonedhat e mbështjella përgjysmë, janë vendosur në një letër dekorative, të zbukuruara anash me lule të bardha.

Në këtë formë, ai ka dashur që partnerja tij të nisë vitin e ri me begati dhe gjithçka t’i shkojë mbarë.

Derisa shumë njerëz e kanë konsideruar si dhuratë ekstravagante, të tjerë kanë menduar se është banale dhe e pavend.

“Nuk ka lule më të bukur se paratë” si dhe “është e tepërt dhe aspak normale”, janë dy komente të ndryshme lidhur me rastin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat