Ndodh edhe kjo: Piloti i helikopterit ushtarak humb rrugën, aterron në autostradë për ta pyetur shoferin e kamionit se ku gjendet

Ndryshe

Ndodh edhe kjo: Piloti i helikopterit ushtarak humb rrugën, aterron në autostradë për ta pyetur shoferin e kamionit se ku gjendet

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 23:16
Pamje nga video

Në shikim të parë mund t’iu duket si ndonjë kamerë e fshehur, por videoja bizare e postuar së fundmi në internet është e vërtetë, dhe shfaq momentin kur piloti i një helikopteri ushtarak ulet midis autostradës për ta pyetur shoferin e kamionit se ku gjendet.

Videoja e filmuar në Karabutak të Kazakistanit, tregon se si një pilot i një helikopteri i rrethuar nga retë dhe pluhuri kishte humbur rrugën derisa po fluturonte, dhe assesi nuk mund të dinte se ku gjendej.

Videoja amatore e postuar në internet flet më së miri, ku shihet piloti duke vrapuar në drejtim të kamionit dhe pas një bisede të shkurtër me shoferin kthehet në helikopter dhe ngritët sërish në ajër.

Sipas mediave lokale ai kishte humbur rrugën dhe kishte aterruar në autostradë për të kërkuar ndihmë nga shoferi i kamionit, veprim ky shkaktoi tollovi në komunikacion për disa minuta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat