Historia e diamantit të mallkuar, kush e vendos në qafë vdes

Ndryshe

Historia e diamantit të mallkuar, kush e vendos në qafë vdes

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 14:49
Diamanti

Ka kaluar shekuj të tërë histori, ka lënë pas vetes një gjurmë të gjatë vdekjesh e vuajtjesh. Pa kursyer pothuaj asnjë prej zotëruesve të tij, të goditur nga një energji negative vdekjeprurëse … Legjenda thotë se nisi nga hyjnia Hindu, Sita, gruaja e Ramas. E cila “mallkoi” këdo që do ta shtinte në dorë. Një fat që e panë dhe provuan vetë, Tavernieri, Luigji XVI, Mari Antuaneta, Sulltan Abdul Hamiti, Cartieri, McLeani…

“Diamanetet janë miqtë më të mirë të grave” këndonte Marilin Monroe… Gur ezoterik me shkëlqimin e një fuqie shumë të madhe, me vlerë të çmuar e padiskutueshme, për t’u shfaqur, nga mbretër e mbretëresha, tamam si simbol i forcës dhe i vlerës shumë simbolike.

Gur me fuqi magjike (“diamant” rrjedh nga greqishtja e lashtë “adamas”, që do të thotë “i pathyeshëm”), që u shpëton rregullave, “shpërndarës ifateve të mëdhenj, por edhe i fatkeqësive të vuajtjeve… Sugjestionim apo realitet? E vërtetë, apo legjendë? Gur karizmatik, të cilit ia kanë shumë frikën, për fuqitë e tij misterioze e të fshehura. Çdo diamant është sikur i përgjigjet një programi të vet energjitik, pozitiv ose negativ, që nuk mund të ndryshohet absolutisht nga askush.

Mallkimi i diamantit

Diamanti i famshëm Hope është ndryshe nga të gjithë, vepër arti e natyrës, me ngjyrë si të thellësive,  shkëlqimi i të cilit nuk ka të ngjashëm dhe me një karaketristikë të vetme: t’i “dhurojë” vuajtjen e vdekjen kujt e zotëron.

Jemi në Indinë misterioze dhe magjike, ku historia ngatërrohet me legjendën, e shenjta me laiken, e mira me të keqen dhe materia ngatërrohet me energjinë.

Jean-Baptiste Tavernier, aventurier francez, në shekullin e shtatëmbëdhjetë u bë zotëruesi i diamantit blu më të madh e më të çmuar të botës për kohën. Ai diamant nuk ishte tjetër përveçse syri i një idhulli të shenjtë, hyjnisë hindu Sita, gruaja e Rama-s. Hyjnia, sipas një legjende shumë të lashtë popullore, ishte vendosur në një tempull në Lumin Colerron dhe u grabit nga një skllav, shkruan standard.al. Fatkeqi nuk e kishte idenë për atë që do të kishte shkaktuar me gjestin  e tij. Sipas burimeve të tjera, ishte një prift hindu i korruptuar, i cili e vodhi dhe si ndëshkim iu nënshtrua një vdekjeje të ngadalshme e të dhimbshme. Legjenda thotë që që hyjnia indiane mallkon këdo që e ka marrë në zotërim gurin e çmuar, duke derdhur ndaj tyre të gjithë zemërimin e vet, si dhe energjinë negative, një “lumë” gjaku e të vdekurish mizorisht, lidhen me këtë gur magjiplotë e të rrezikshëm. Diamanti binjak, ose, syri tjetër, nuk u gjet kurrë…

Viktima e parë ishte pikërisht Tavernier, i cili falimentoi shpejt, dhe vdiq më pas gjatë një udhëtimi drejt Indisë, që e kishte ndërmarrë me shpresën për të rigjetur fatin e vet. Para se të vdiste, ia shiti diamantin mbretit Luigjit XIV në 1688. “Bluja e Francës”, siç u mbiquajt, pësoi ndryshime që e çuan nga 112 karatë, në 69. Luigji I XIV e preu në formën e zemrës për të lartësuar bukurinë, e ia dhuroi njërës prej të dashurave të tij, Madame Montespan, grua me shpirt të zi, e përfshirë në punëra po kaq të errëta, që kanë të bëjnë me helme dhe ezoterizëm…

Filloi kështu magjia e diamantit dhe rruga e vdekjeve e e torturave. Tashmë, i futur me të drejtë në gurët e çmuar të Kurorës franceze, ishte radha e mbretëreshës Mari Antuanetë, që e merr si dhuratë nga i shoqi i saj, mbreti Luigji i XVI. Të dy përfunduan në gijotinë, gjatë Revolucionit Francez.

Nuk dihet se qysh apo nga dora e kujt, por pas disa vitesh diamanti u shfaq në Londër, rreth vitit 1812, i reduktuar edhe më shumë në peshë, por më rrëzëllitës se kurrë, me një dritë shqetësuese dhe ngarkesë të pashteruar energjie negative, që ua transmetonte pikërisht zotëruesve të vet, duke mos u lënë atyre rrugëdalje.

Ishte blerë këtë herë nga një financier i madh i kohës, në Londrën e vitit 1824. Henry Tomas Hope pagoi një pasuri të paçmuar dhe i dha emrin e tij. Nga ajo që dihet, ishte i vetmi të cilit nuk i ndodhi gjë. Përseja mbetet një mister…

“Diamanti Hope” arriti kështu në jetën e çiftit Lord Francis Hope e Mary Yohe, e cila e paguan shtrenjtë zotërimin e tij. Çifti u nda dhe ajo, këngëtare në karrierë, ra në mjerim dhe vdiq pas pak kohe. Nuk kishte një fat të ndryshëm as një tjetër zotërues i tij, princi rus Kanitovski, i cili ia dhuroi një balerine që ai vetë e vrau, në një shpërthim çmendurie, të njëjtën natë që i bëri dhuratën e çmuar. Princi vdiq më pas nga dora e revolucionarëve. Argjendari grek, Simon Matharides as nuk shijoi në kohë bukuritë e gurit të çmuar sepse u rrëzua në fundin e një përroi. Vetëvrasje? Vrasje? Nuk do të mësohet kurrë.

Në fillim të Nëntëqindës, Blue Hope pati një zotëri të ri, sulltanin e Turqisë, Abdul Hamidi II. Sulltani ia dhuroi njërës prej të dashurave të tij, por kur ai u largua gruas iu pre koka. Abdul Hamidi i II-të u çmend.

Ndryshuan  pronarët dhe skenaret. Diamanti arriti në Amerikë përmes një Argjendari, Pierre Cartier. U ble më pas nga Edëard Beale McLean, pronari i gazetës “The Ëashington Post”: fati i familjes së tij nuk ishte i ndryshëm, diamanti mbolli sërish vdekje, dëshpërim e vuajtje, duke mos kursyer askënd. E gjitha e dokumentuar nga arkiva historike. Një familje e tërë e shfarosur, njëri pas tjetrit. Vdekje të dhunshme. Aureola e tij negative dukej se forcohej më tej, duke u ushqyer nga gjurma e gjatë e vdekjes që linte pas vetes.

Në vitin 1947, diamanti u ble për një milion dollarë nga Harri Ëinston, një argjendar në Neë York. Harri e vendosi në një pako shumë të thjeshtë postale dhe e dërgoi për tek Instituti Smithsonian i Ëashingtonit, ku gjithë kohën është i ekspozuar. Askush nuk ka guxuar ta zotërojë, ose ta shesë, kaq e keqe ishte fama që e paraprinte.

Fuqia e diamantit

A mundet një gur i thjeshtë të transmetojë energji? Është e sigurt se ato janë gjëja më e lashtë që ekziston në planetin tonë; gurët në fakt datojnë që kur Toka nuk ishte tjetër gjë, vecse një masë inkadeshente në transformim të vazhdueshëm.

Diamanti është nga natyra një mineral i ngarkuar me energji pozitive. I pajisur me forcë supernatyrale, simbol i besnikërisë, përfaqëson mençurinë hyjnore dhe për të gjithë popujt është hajmalia për shkëlqimin, e pranishme në shumë kulte fetare.

Në kristaloterapi përdoret për të krijuar një lidhje me mendjen e epërme. Zotëron një energji tërësisht të fuqishme që duhet të përdoret me kujdes, dhe vetëm nga persona që janë duke ndërmarrë një rrugë shpirtërore. Amplifikon energjitë dhe nëse nuk jeni mjaftueshmërisht të motivuar nga rritja shpirtërore, mundet t’u dal jashtë kontrollit.

Në vitin 1965, diamanti Blu Hope, ngjyra e fortë e të cilit i detyrohet pranisë së gjurmëve të borit, i është nënshtruar studimit të thelluar, e më hollësisht ndaj dritës ultravjollcë, për të qënë i provuar dhe për t’iu vëzhguar reagimet, shkruan standard.al. Vazhdoi të emetonte një dritë të fortë për disa minuta, si të ishte një karbon i flakëruar, ngjarje e rrallë për një diamant. Kristalet kanë fuqinë të “përthithin”, si vibracionet pozitive, ashtu edhe negative të trurit njerëzor. Kështu është e mundur që tek ai mund të ketë qënë stampuar me vullnet të plotë një “mallkim”, me qëllimin për të mbajtur larg hajdutë dhe keqbërës. Po sikur murgjit e tempullit indian të kishin bërë të njëjtën gjë me diamantin, për të mbrojtur hyjnoren, duke e bërë të mallkuar? Blue Hope vazhdon të shkëlqejë, në rastin e tij i pajisur me sistemet më të sigurta të ruajtjes, por është ende i rrethuar nga misteri më i madh dhe më i pashpjegueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat