Fundi i botës, sipas një teorie konspirative, do të vijë nga një planet misterioz i quajtur Nibiru që do të përplaset me Tokën.
Një video e postuar së fundmi në “YouTube” tregon atë që duket të jetë një “diell gjigant” i dytë mbi Manila Bay, në Filipine.
Komentues të shumtë shprehen se ai që duket është pikërisht Nibiru, planeti vrasës.
“Është duke u afruar çdo ditë e më shumë dhe nga sa duket, mund të jetë disa herë më i madhe se dielli ynë”, shkruan ai.
“Është shumë e ndritshme se hëna. Uou, kjo është e frikshme”, tha një tjetër komentues.
Sipas një tjetër teorie, Nibiru do të shfaqet pikërisht këtë vit.