Rrugës për në shtëpi, pas 30 ditësh zbuloi se po ecte në drejtimin e gabuar

Ndryshe

Rrugës për në shtëpi, pas 30 ditësh zbuloi se po ecte në drejtimin e gabuar

Më: 27 janar 2017 Në ora: 09:32
Ilustrim

Plot 30 ditë me biçikletë për të kuptuar pas pedalimeve të gjata se kishte marrë drejtimin e gabuar. Është kjo ajo që i ka ndodhur një të riu në Kinë i cili e kuptoi gabimin vetëm pasi u arrestua, sepse përfundoi në autostradë.

Ai kishte qenë për të festuar vitin e ri kinez në Rizhao, provincë e Shandong, në muajin dhjetor, dhe po kthehej për në shtëpinë e tij në Qiqihar, 1700 km larg.

Por u ndalua nga policia e Anhui, teksa po ecte në drejtim krejt tjetër.

Historia e tij raportohet nga BBC, ku thuhet se i riu kishte treguar në polici se kishte nisur udhëtimin me biçikletë pasi nuk kishte para për të paguar transportin.

Kështu agjentët e policisë i paguan biletën e trenit për t’i mundësuar kthimin në shtëpi, shkruan noa.al.

Në 30 ditë udhëtim mbi dy rrota, pa para, ka qëndruar në internet kafe për të pushuar. I riu nuk ishte në gjendje të lexonte tabelat dhe kjo gjë shpjegon dhe gabimin e madh të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat