Futi gomarin në veturë sepse nuk e lejuan ta transportonte me autobus

Ndryshe

Futi gomarin në veturë sepse nuk e lejuan ta transportonte me autobus

Më: 18 janar 2017 Në ora: 18:03
Pamje nga video

Në Degestan të Rusisë, një burrë i paidentifikuar ka dashur ta transportojë një gomar të vogël, me autobus për në Moskë.

Por, shoferin nuk e kanë lejuar që një kafshë të futet tek udhëtarët apo mbyllet në bagazh.

Në atë moment, ai e ka kapur kafshën që nuk është më e madhe se një valixhe dhe e ka futur në bagazhin e një veture.

Në videon e postuar më poshtë, shihen burrat që qeshin, teksa ia ulin kokën gomarit për ta mbyllur kapakun e makinës.

“Kështu i zgjedhin më të mirët nga fshati dhe i dërgojnë për studime në kryeqytet”, është komenti që ka marrë më së shumti pëlqime, lidhur me rastin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat