Autostrada lyhet bardhë nga 12 mijë litra ngjyrë që ranë nga kamioni

Ndryshe

Autostrada lyhet bardhë nga 12 mijë litra ngjyrë që ranë nga kamioni

Më: 17 janar 2017 Në ora: 09:14
Pamje nga video

Në Bradford të Anglisë, një autostradë është mbuluar nga ngjyra e bardhë, e cila ka rënë nga 12 kontejnerë gjigant që u rrëzuan nga kamioni.

Nuk bëhen të ditura shkaqet, por dyshohet se shoferi e ka humbur kontrollin dhe materia që shërben për ngjyrosjen e mureve është rrëzuar nga rimorkio.

Për pasojë, një pjesë e rrugës është mbyllur për qarkullim, derisa janë hequr objektet që kanë shërbyer për bartjen e ngjyrës.

Në anën tjetër, shoferët nuk kanë dashur të kalojnë nëpër atë pjesë, nga frika se e zhysin veturën dhe pastaj iu mbeten njolla.

Zjarrfikësit dhe mirëmbajtësit e qytetit, kanë punuar për një kohë të gjatë derisa e panë pastruar rrugën, nga 12 mijë litra ngjyrë që kishte përfshirë atë hapësirë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat