Fotografi pret tre vjet për të zënë fokën foshnje

Ndryshe

Fotografi pret tre vjet për të zënë fokën foshnje

Më: 10 janar 2017 Në ora: 15:32
Foka foshnje

Një fotograf nga BBC ka pritur për tre vjet që të realizojë fotografitë e një foke foshnje në akull.

Fotografi Alexy Trofimov ka realizuar fotografitë e një foke foshnje, gjatë ekspeditës në liqenin Baikal në Rusi.

Foka foshnje është kapur duke ecur në akull. Prindërit e kësaj foke sipas fotografit kanë qenë duke kërkuar për ushqim, ndërkaq foshnja ka dalur në territor të panjohur vetëm.

Natyrisht se të rriturit i kanë thënë atij që të mos flasë me të panjohurit, por ky gjitar theu rregullat e tij duke dalur në akull dhe ishte më se i lumtur që të bëjë miq të ri në aventurën e tij të madhe.

Është dashur plot tre vjet që më në fund të realizohet fotografia e parë e kësaj foke në akull. Alexy e konsideron veten me fat që ka përjetuar këtë moment dhe kamera e tij kishte pasur bateri të mjaftueshme për ta dokumentuar ngjarjen.

Alexy, 45 vjeçar, ka thënë për Daily Mail: “Isha i lumtur që arrita të realizoj këto fotografi. Fokat janë shumë të kujdesshme dhe frikësohen shumë prandaj është shumë e vështirë për t’i fotografuar ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat