Ishulli misterioz britanik feston sot Krishtlindjet! Pas dy javësh, Vitin e Ri

Ndryshe

Ishulli misterioz britanik feston sot Krishtlindjet! Pas dy javësh, Vitin e Ri

Më: 6 janar 2017 Në ora: 10:22
Ishulli misterioz britanik

Periudha e festave tashmë ka kaluar dhe njerëzit i janë kthyer rutinës së përditshme.  Por banorët e ishullit Foula në Shetland sot festojnë Krishtlindjet.

Ata gjithashtu do të festojnë Vitin e Ri dy javë pas pjesës tjetër të botës, shkruan tabloidi britanik, The Mirror. Kjo për shkak se banorët e këtij ishulli i përmbahen ende një kalendari të lashtë për festat.

Foula, feston Krishtlindjet dhe Vitin e Ri sipas kalendarit të vjetër Julian, më 6 janar dhe 13. Banorët e ishullit do të festojnë dhe do të shkëmbejnë dhurata dhe urime për Krishtlindje.

Megjithatë kjo nuk i bën ata të veçantë, pasi edhe në disa pjesë të tjera të botës, si në Rusi, Krishtlindjet festohen sipas kalendarit të vjetër.

Foula ndodhet 15 milje në perëndim të Shetland dhe 100 milje në veri të Skocisë kontinentale, përmban 287 persona. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat